Lajme

Qëllohen me armë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Washington

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Siç raportojnë mediat e huaja, gjendja e tyre nuk dihet për momentin, ndërsa automjete të emergjencës kanë shkuar në zonë.

Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.

“Zona është e siguruar. Një i dyshuar është arrestuar”, shkruhet në faqen e departamentit në “X”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja.

Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:

“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”



Të Ngjashme