Lajme

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” reagon ashpër ndaj ekspozitës për masakrat në Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të organizuar së fundmi, duke e cilësuar atë si përpjekje për shtrembërim të realitetit dhe mohim të gjenocidit në Kosovë.

Në reagimin e saj, Qendra rikujton se që nga themelimi ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për përdorimin e pasaktë të terminologjisë në përkufizimin e krimeve të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999. Sipas tyre, përdorimi i gabuar i termave jo vetëm që deformon të vërtetën historike, por gjithashtu shërben si mekanizëm për mohimin e gjenocidit.

Në këtë drejtim, Qendra ka ndërmarrë iniciativa konkrete për të ndihmuar në standardizimin e diskursit publik, përfshirë publikimin e doracakut “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë” nga Bardhyl Mahmuti, si dhe një fejton në 46 vazhdime të librit të ardhshëm “Krimi i gjenocidit – aspekte teorike dhe studime rasti”.

Megjithatë, sipas reagimit, një numër i konsiderueshëm botimesh, si nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj, kontribuojnë – me vetëdije apo pa vetëdije – në relativizimin dhe mohimin e gjenocidit.

Qendra ka shprehur “revoltë të thellë” ndaj aktivitetit të autorit Shkëlzen Gashi, duke theksuar se ekspozita e tij, e financuar nga taksapaguesit e Kosovës, përmban “sajesa që shtrembërojnë realitetin dhe hyjnë në funksion të mohimit të gjenocidit”.

Sipas tyre, ky akt ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë. Qendra shpreh shpresën që këto reagime të mos mbeten të përkohshme, por të shndërrohen në një vigjilencë të vazhdueshme ndaj çdo përpjekjeje që cenon të vërtetën historike.

“Plaga jonë e hapur vazhdon të kullojë gjak në pritje të drejtësisë”, thuhet në reagim.

Reagimi është publikuar nga Gjeneva, më 28 mars 2026.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” reagon ashpër ndaj një ekspozite, duke e cilësuar si shtrembërim të realitetit dhe mohim të gjenocidit. Ja çfarë thuhet në reagimin e plotë.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Të Ngjashme