Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qendra të ndihmës apo kurthe? Forcat izraelite vrasin edhe 16 kërkues ndihmash në Gaza

Të enjten, të shtënat e ushtrisë izraelite vranë të paktën 29 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës, përfshirë disa njerëz që përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare, thanë mjekët.

Një burim mjekësor tha se 16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga të shtënat izraelite, ndërsa prisnin ushqim pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Korridorin Netzarim në Gazën qendrore.

Shtatë persona të tjerë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një dron izraelit goditi pranë një tendë për persona të zhvendosur në kampin e refugjatëve Shati në qytetin perëndimor të Gazës, shtoi burimi.

Gjashtë civilë u vranë gjithashtu në sulme të ndara në qytetin e Gazës, thanë mjekët, raportoi Anadoly.

Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës, 300 kërkues ndihmash janë vrarë dhe 2,649 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite pranë pikave të shpërndarjes që nga 27 maji.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 55,600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.