Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qendrën Korrektuese të Lipjanit të miturit certifikohen nga Programi “Tops”

 
   

Të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan kanë përfunduar me sukses Programin rehabilitues “Tops”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Certifikatat u ndanë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë një ceremonie të organizuar me këtë rast.

Programi “Tops”, i zhvilluar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, synon të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për të miturit, duke përfshirë aktivitete arsimore, psikologjike dhe sociale që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të tyre.

Tutje sipas njoftimit qëllimi i këtyre programeve rehabilituese është krijimi i një mjedisi të favorshëm për transformimin dhe përgatitjen e të rinjve për rikthimin në shoqëri, me fokus në largimin nga sjelljet devijuese dhe ndërtimin e një të ardhmeje të shëndetshme dhe të përgjegjshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të angazhohet në zhvillimin e programeve të tilla që ndihmojnë në riintegrimin e të miturve dhe promovimin e vlerave pozitive në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.