Lajme

Qeveria mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin e FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri

 
   

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të marrë, kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në një operacion humanitar, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për autoritetet shqiptare, në përputhje me nevojat e identifikuara në terren.

Ky angazhim vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe në përputhje me misionin e FSK-së për kontribut në operacione humanitare dhe të mbështetjes civile.

Në anën tjetër, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Klos, Shqipëri, për të ndihmuar në kërkimin e 24-vjeçarit Jurgen Karaj.

Osmani theksoi gatishmërinë e FSK-së për ndihmë vëllazërore “kudo dhe kurdo që ka nevojë”.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme