2
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë dy vendime të reja.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të premten në mëngjes për mbledhjen elektronike që kabineti ka mbajtur.
Moneytizer Paragrafi 2
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhje është marrë vendimi për ndarjen e 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa në vendimin e dytë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.
Moneytizer Paragrafi 4
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në njoftim.

