Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, mori këto vendime

 
   

Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ekzekutivi ka mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Kjo për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike dhe ka ndarë po ashtu 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendit, transmeton KosovaPress.

“Mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – ‘Procesi Pall Mall’. Ndarë 75,000€ për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit”, thuhet në komunikatë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme