Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria në detyrë mori këto vendime në mbledhjen e radhës

 
   

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime, raporton KosovaPress.

Kabineti qeveritar në detyrë ka miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut.

Po ashtu, janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë.

Si dhe është miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” sipas vendimit të bordit të drejtorëve.