Sonte, me fillim në orën 18:00, Komisioni për Legjislacion do të mbajë mbledhje, ku do të bëhet shqyrtimi i amandamendeve të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli
“Ne si Komision për Legjislacion, jemi ngarkuar zyrtarisht nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, me shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani. Këto amendamente synojnë një ndryshim të rëndësishëm në arkitekturën kushtetuese të Republikës: që Presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët”, ka shkruar Qorrolli në Facebook.
Sipas tij, zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli jo vetëm që rrit legjitimitetin demokratik të institucionit të presidentit, por edhe e çliron sistemin institucional nga bllokadat që mund të krijohen në proceset parlamentare.
“Si Komision për Legjislacion, do ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet të plotë kushtetues dhe me përgjegjësinë që kërkon çdo ndërhyrje në tekstin themelor të Republikës”, ka shtuar ai.
