Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Qysh i ka ra n’mend” – mitrovicasi e kthen kah shtëpia e tij dritën e destinuar për ndriçim të rrugës

Nga rubrika: të përfitojmë nga rasti.

Përkundër faktit se arsyetohet që e njëjta iu kthye vetë, një dritë e vendosur për ndriçim në një nga rrugët e Mitrovicës, ka ndërruar kahje.

Një ekip i lajmi.net me në krye gazetaren Florjanë Hoti qëndroi në Mitrovicë për këtë vaki kosovare.

Siç edhe mund ta shihni në videon lart, drita ka qenë e kthyer kah ana tjetër, por qytetari “fatlum” duket ta shijojë më shumë se fqinjët.

“Ajo u sillë dy-tri herë deri sa u nalë ashtu”, thotë qytetari që mohon ta ketë kthyer personalisht.

Madje, thuhet që gjithçka ndodhi pas një aksidenti, kur njëra veturë kishte goditur shtyllën përkatëse.

Se çka u tha tjetër, ndiqeni videon e mësipërme.