1
Një qytetar që u prezantua si veteran i UÇK-së solli dy shalqi dhe një shishe me ujë te Kuvendi, para se të nisë “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit.
“Ky është bostani i Shqipërisë. Ky është bostani i Greqisë”, tha qytetari. “Ky bostan nuk ka zemër. Albin Kurti ia ka hangër zemrën”.
“Albini na ka rrejtë, ‘e bëjmë bashkimin kombëtar’”, tha ai.
Ujin, ai tha se e mori nga disa hoxhallarë në Shqipëri për ta spërkatur Kuvendin.
“Kam qenë në Shqipëri te hoxhallarët, te Kalaja e te ata, ua kam marrë do ujë. E më ka thënë Kalaja ‘shko stërpike Parlamentin’”, tha ai.
Ai tha se “në qoftë se s’i bën qeky ujë hair, ka me pritë deri në seancën e 100”, do të kërkojë ndihmë në Gjakovë “te sheh Ruxhdia”.
Nëse tentativat shkojnë deri në 150, ai tha se “do të shkojë në Graçanicë te popi” për të kërkuar “ndihmë” për Kurtin.
KuvendiqytetariShalqi të Shqipërisë e Greqisë