Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Radhë të gjata në kufirin Shqipëri-Kosovë

 
   

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.

Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian po hyjnë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Radhë të gjata mjetesh janë krijuar menjëherë pas hyrjes në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës.

Shkak për këtë situatë është procedura e detyrueshme e pagesës së siguracionit jeshil për automjetet me targa të huaja që do të qëndrojnë në Kosovë.

Shumë drejtues automjetesh shprehen se kjo procedurë po u shkakton vonesa të gjata dhe pritje të lodhshme.

Situata rëndohet edhe më tepër nga mungesa e energjisë elektrike, duke bërë që sportelet e siguracioneve të punojnë me gjeneratorë, raporton tch, përcjell KosovaPress.