
Familja Haki Imeri ka reaguar fuqishëm ndaj figurave mediatike që, sipas tyre, përdorin petkun e gazetarit dhe opinionistit për të manipuluar opinionin publik me shpifje e të pavërteta. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ata i kanë quajtur “rahmetlinj mediatikë” dhe “patriotë të rremë” ata që, siç theksohet, kanë shërbyer agjendave të huaja duke goditur ata që kërkojnë drejtësi për të rënët.
“Ata kanë skaduar. E vërteta nuk tjetërsohet dhe drejtësia do të triumfojë,” thuhet mes tjerash në reagim. Familja thekson se propaganda e porositur ka marrë fund dhe se askush nuk mund të blejë realitetin.
Reagimi i plotë:
-Të dashur miq,
-I njohim mirë “rahmetlinjtë” e veshur me petkun e gazetarit dhe opinionistit luftëtarë të rremë, “veteranë” të rremë, dhe zhurmues që fshihen pas toneve bombastike, duke u përpjekur të maskojnë ,shesin të pavërtetat e tyre nën hijen e një patriotizmi të rremë.
-Afati i tyre ka skaduar.
-Le të vazhdojnë me gënjeshtra e shpifje, por e VËRTETA nuk lëviz.
-Ajo nuk blihet, nuk tjetërsohet.
-Sepse ajo i bindet vetëm ligjeve të realitetit, jo fushatave të porositura.
“Rahmetlinjtë” mediatikë i kanë shërbyer drejtësisë ndërkombëtare duke sulmuar me shpifje ata që kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre.
-Makineria e propagandës nuk funksionon më.
-Kjo lojë ka marrë fund.
-Drejtësia do të TRIUMFOJË.