Shefi i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Neni 5 i aleancës nuk është “në tryezë”, pasi mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi dje një raketë balistike mbi hapësirën ajrore të Turqisë.
Rutte e përshkroi incidentin si “serioz”, por theksoi se “askush nuk po diskuton për aktivizimin e Nenit 5”.
Sipas këtij neni, nëse një vend anëtar i NATO-s përballet me një sulm të armatosur, çdo anëtar tjetër i aleancës e konsideron atë si një sulm kundër të gjithë anëtarëve dhe merr masat që i sheh të nevojshme për të ndihmuar vendin e sulmuar.
Ngjarja e djeshme shënoi herën e parë që Turqia, si pjesë e aleancës ushtarake, u përfshi drejtpërdrejt në tensionet e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm që mund të përfshijë edhe aleatët e saj.
Rutte shtoi gjithashtu se NATO mbështet veprimet e Shteteve të Bashkuara që synojnë aftësitë raketore dhe bërthamore të Iranit, duke argumentuar se vendi ishte “afër të shndërrohej në një kërcënim edhe për Evropën”.
Nga ana tjetër, Teherani ka mohuar se raketa e rrëzuar mbi territorin turk është lëshuar nga Irani. /skyweb.al
