Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama i bën thirrje Kurtit dhe Muratit: Ta zhbllokojmë situatën, jam i gatshëm për takim!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka shprehur keqardhjen duke thënë se kjo bllokadë vjen veç nga Ministria e Financave.

Rama shprehi gatishmërinë që të takohet me ta kudo dhe kurdo që ata dëshirojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai deklaroi se tashmë zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe fondet për kryeqytetin duhet të barten në llogaritë e Komunës dhe kësisoj do të bëhet dhe zgjidhja e problemit dhe punëtorët do të kthehen në punën e tyre.

“Për fat të keq jemi ende sot në gjendje të njëjtë sikur dje me protesta që i kuptoj plotësisht, u kërkoj falje qytetarëve për këtë pozitë. Ne kemi paralajmëruar me muaj tërë për bllokada dhe ministria vazhdon që mjetet vetanake të mbeten të bllokuara në mënyrë të jashtëligjshme diku rreth 35 milionë janë të bllokuara. Ky problem do zgjidhej menjëherë, ne ishim dje me protestuesit përpara Ministrisë ku kërkova takim me kryeministrin dhe ministrin por ata refuzuan. Jam edhe sot i gatshëm të takohem menjëherë kudo që ata dëshirojnë të takohen është një çështje që nuk është problem por po bëhet. Zgjedhjet lokale kanë përfunduar fondet që na takojnë me ligj t’i transferojnë menjëherë që familjet e këtyre punëtorëve t’i marrin pagat menjëherë dhe kanë pritur më muaj të tërë, edhe sot për çfarëdo inati vazhdon të jetë. Ne kemi thirr edhe seancë të jashtëzakonshëm të enjten, i kemi 35 milionë të bllokuara tash e sa muaj tash të enjten do ta fusin në seancë edhe 28 milionë të tjera i thërras asamblist që të votojmë edhe 28 milion që kryeqyteti të ketë opsioni. Kryeqyteti ka fonde të mjaftueshme për te paguar gjitha operatorët, pra nuk kemi problem te operatorët por problemi është te ministria që bllokon jashtëligjshëm të hyrat tona vetanake për te cilat kemi bërë kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe tre zyrtarët e ministrisë. Jam i gatshëm sot që te takohem dhe të bëjmë zgjidhje”,deklaroi Rama shkruan EkonomiaOnline transmeton Klankosova.tv

Moneytizer Paragrafi 4

I pari i kryeqytetit bërë thirrje ministrit në detyrë Hekuran Muratit që të bëjë zgjidhje e mos t’iu hedh hi syve qytetarëve.

“Unë jam këtu me çfarëdo ftesë jam i gatshëm dhe tani edhe kurdo derisa ta zhbllokojmë situatën. I kanë thirrë ata por i kanë thënë jo mos të vjen komuna, vazhdojmë me gënjeshtra dhe te pa vërteta vazhdojnë të tensionojnë situatën. 35 milionë që i mbajnë të bllokuara ligji ekziston i cili mundëson të bëjnë këtë transfer janë paratë e kryeqytetit, i vetmi problem është puro politike nuk e di se çfarë kalukime kanë bërë por jam i sigurt që nuk iu del mirë. Lutja ime për Hekuran Muratin është e thjesht sa mundohesh me hedh hi syve qytetarëve me tema tjera, foksohu në temën relevante. Po luajnë me neve me familjet tona me fëmijët tanë”, deklaroi Rama.

Edhe sot punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të transportuesve privatë kanë mbajtur protestë dy orëshe.