Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama i kthen përgjigje pozitive Trumpit për të qenë pjesë e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje pozitive presidentit të ShBA-së, Donald Trup për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën.

Ai duke shprehur vlerësimin për ftesën ka thënë se kur konfliktet dhe përçarja dominojnë nuk duhet pritur pafundësisht me diskutime.

Rama ka thënë se Bordi i Paqes është domosdoshmëri urgjente dhe se mund të shndërrohet në një model për ndërtimin e paqes

“Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global”, ka shkruar Rama ndër të tjera.

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Tags: