Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto me fëmijët shqiptarë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, që kanë qenë të pranishëm në kryeministri.
Rama theksoi se gjuha shqipe mbetet një nga lidhjet më të forta që bashkon shqiptarët, pavarësisht kufijve.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij.






