Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Portin e ri të Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe për investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Takimi është zhvilluar në margjina të samitit të NATO-s.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, ka shkruar Rama.