Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Rama në Bruksel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi detyrim ndaj gjithë rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Kreu i Qeverisë ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej ditës së djeshme për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka treguar më heret se në takimin e tij me presidentin e KiE, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.

“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, përmbyllte postimin e shkurtër kreu i Qeverisë shqiptare.

Në një tjetër postim, Rama shpjegoi se kishte shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon./tch



Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual