Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa.
Gjatë vizitës, Rama ka zhvilluar një darkë pune me Presidentin Costa, ku fokusi kryesor ka qenë procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Agjenda e shkurtër e Kryeministrit në Bruksel synon të forcojë dialogun me institucionet europiane dhe të diskutojë hapat e mëtejshëm për integrimin e vendit në BE./rtsh.al/
