Lajme

“Rama në Prishtinë për hesapet e tij?” / ‘Shpërthen’ gazetari nga SHBA: Osmani të tregojë të vërtetën për prapaskenat dhe…!

Gazetari shqiptar që jeton në SHBA, Adriatik Riza Dosti, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi kohën dhe qëllimin e kësaj vizite.

Në një reagim në Facebook, Dosti kritikoi qëndrimet e Ramës ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe shpreh dyshime për motivet e takimit me presidenten Vjosa Osmani, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij, vizita vjen në një moment delikat politik dhe lidhet me kalkulime të brendshme e ndërkombëtare, përfshirë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump.

Dosti shtron publikisht pyetjen “Pse tani?” dhe i kërkon Presidentes Osmani transparencë mbi arsyet dhe përmbajtjen e takimit me Ramën.

Shkrimi i plotë

Pse vajti Rama në Kosovë…

Pse pikërisht tani… kur ai ende nuk e ka uruar as miqësisht e as zyrtarisht A. Kurtin për fitoren e 28 dhjetorit të 2025.

Kur ai nuk ka thënë ende asnjë fjalë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, as për zgjedhjen e A. Haxhiut si kryetare e tij… as për formimin e qeverisë së re e të radhës Kurti etj. etj.

Ndërkohë që s’ka reshtur së mbrojturi “trimat” e Hagës.

Ndaj dhe ti nuk duhej kurrsesi ta kishe pritur Ramën sot në Prishtinë, znj. Osmani, qoftë për dinjitetin e Kosovës e të kosovarëve, por edhe në mbrojtje të integritetit e personalitetit të sotëm politiko-njerëzor tëndin.

Aq sa sot lëshoi edhe çmendurinë e radhës, teksa tha se… nëse ata mbahen ende në burg… Haga duhet të arrestojë edhe B. Clintonin, T. Blair, Ë. Clark, H. Solana, M. Ollbrajt etj. (????).

Për të mos e komentuar fare, sepse nuk ia vlen, pasi është për përdorim personal të tij në pozitën në të cilën gjendet… “bombën” që lëshoi sot në Prishtinë e në prezencë të vetë Presidentes së Kosovës – V. Osmani… palloshi ynë totalisht i papërgjegjshëm mendor, teksa tha…

…Edhe Vjosa është kërcënuar për 2 vjet rresht nga prokurorë që kërkonin të gjenin atë ç’ka ata donin brenda zyrës së saj… por për nderin e saj e të Kosovës ajo nuk i lejoi e ata dështuan (???)

Së pari, me këtë idiotizëm të nxjerrë nga goja Rama kërkon të vrasë 2 zogj me një gur… t’i përkëdhelë sedrën politiko-njerëzore Vjosës e së dyti të justifikojë ligjin e ri Rama–Tao–Ulsi… në mbrojtje të Ballukut e të krejt shpures së tij hajduto-qeverisëse të Tiranës… për të justifikuar shpalljen e luftës prej tij ndaj drejtësisë shqiptare.

Me poshtërsí e kopillëk ai e la topin në fushën e Vjosës dhe kërkoi që edhe pisllëkun e tij e poshtërsinë e lindur bashkë me të ta lërë në Prishtinë e të mos e marrë më mbrapsht për në Tiranë.

Dhe mos harroni se është po ky Ramë që deri dje e padiste penalisht e publikisht ish-kryeministrin Haradinaj e më pas putheshin e bashkonin duart mbi flamur (???)

Përçarësi i përhershëm i shqiptarëve, themeluesi i Open Ballkan, ndarës-projektuesi i territoreve të Kosovës në krah të Vuçiçit, mbyllësi i derës në Tiranë për Vjosën e Albinin dhe pritësi me tapet të kuq i Vuçiçit… si dhe fajtori kryesor pse përfunduan në Hagë… Hashimi, Veseli e pse nesër do të përfundojë pas hekurave edhe vetë Ramushi… ka vetëm një emër, o shqiptarë, dhe ai është antishqiptari i tërbuar Edi Rama…

Pikërisht personi që sapo erdhi në pushtet nxitoi e ju vuri traun me pagesë në Rrugën e Kombit… apo e harruat?

Është po ai që sot shkon në Prishtinë e qan me lot krokodili për Hashimin, deklaron se i qëndron në krah Vjosës, i qan zemra për Kosovën dhe popullin e saj etj. etj.

Dhe të gjitha këto i bën kur, pasi s’ka lënë rast pa ua ngulur atyre thikën pas shpine… po nuhat qëndrimet e fundit të Amerikës e presidentit Trump ndaj Kosovës e presidentes së saj Osmani e qeverisë Kurti dhe kërkon të kthejë fletën e të jetë në krahun e tyre (???) sa s’është vonë… e sa pa dalë fare cullak.

Dil publikisht, znj. Osmani, e thuaju shqiptarëve, veçmas atyre të Kosovës, se pse erdhi pikërisht në këto momente Rama për vizitë në Prishtinë… për çfarë biseduat e për çfarë folët… dhe për çfarë “ratë dakord”… fol, Vjosa, se ai jo pa qëllim e la topin në fushën tënde…

Burime të besueshme nga vetë kabineti Osmani bëjnë me dije se një nga qëllimet kyçe të vizitës së Ramës në Kosovë, përveç nxitjes së protestës në pritje anti-Hagë këto ditë, është dukshëm shfrytëzimi i “motrës” Vjosë në lidhje me pozicionin e saj shumë të mirë e të afërt, si dhe respektin e vlerësimin që ajo gëzon e ka nga presidenti amerikan Trump… ç’ka aq fort i duhet tani për tani Edi Ramës.

Sidomos për takimin e shumëpritur të 19 shkurtit 2026 për Bordin e Paqes në Ëashington.

Pra, pasi doli huq e dështoi për të futur si mike tek Trump të bijën e tij Ivankën (të cilën babai ia la me amanet), pasi edhe ajo, së cilës i ulet në gjunjë italiania Meloni, nuk ia mori dot përsipër… mendja djallëzore e diabolike e Ramës peshkoi tani Vjosa Osmanin… për të cilën Rama mendon se si “motër e bashkëatdhetare” do ta ketë më të lehtë për ta përdorur në rolin e shkesit në afrimin e tij të aq shumëpritur e të dëshiruar me biondin e Washingtonit.

Dil e fol, Vjosë… Kosova të do e të respekton… duaje me këtë rast ashtu siç është për t’u dashur dhe respektoje edhe ti.

Të Ngjashme