Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama njofton se do të hapen kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shteti i tij do të hapë edhe katër kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Hapja e kapitujve të rinj, do të bëhet më 16 shtator, në prani të ministrave të Jashtëm të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkroi Rama në Facebook.

Shqipëria deri më tani ka hapur 24 kapituj. Në qershor, ajo po ashtu ajo nisi negociatat për disa kapituj në rrugën drejt BE-së./teve1.info/

Tags: