Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit

 
   

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte dhe, sipas tij, ishte “e organizuar bukur si asnjëherë”.

Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ngjarja është një ndër ceremonitë kryesore që shënojnë festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës.” , shkruan Rama.