Paralajmërimit të kryeministrit Rama se do të ndërhyjnë në legjislacion, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, Berisha iu përgjigj se “qëndrimi i opozitës do të jetë protesta dhe revolta”.
Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita ka dialog konstant vetëm me qytetarët.
“Qëndrimi i opozitës do jetë protestë, revoltë dhe asnjë votë për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale në mbrojtje dhe krimeve në vjedhje të tyre. Ne kemi dialog konstant me qytetarët, i ftojmë që me guxim ti tregojnë vendin këtyre narko-qeveritareve”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur në lidhje me protestën e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të një resorti, Berisha tha: “Ne mbështesim çdo protestë të drejtë. Ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarët. Së treti i them atij qytetari se PD është interesuar, dhe deputetë të PD kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin”.