Lajme

Rama përshëndet reagimin e Prokurorisë Speciale për ekspozitën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur veprimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Rama thekson se e vërteta historike e Kosovës është themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar, dhe çdo përpjekje për ta shtrembëruar duhet trajtuar me përgjegjësi të lartë institucionale.

“Është koha e fundit që individë jokompetentë dhe të papërgjegjshëm të mos tolerohen të manipulojnë periudhat më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë sonë. Historia nuk është hapësirë për eksperimente, as për narracione të rreme.

Rama ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.

Të Ngjashme