Aktuale

“Rama po e përdor Bordin e Paqes”/ Analisti përplaset me ministrin Vengu: Çfarë tha në emër të Kosovës?

Kryeministri Rama përfaqësoi Shqipërinë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington.

Gazetari Bledar Koka tha në nje emision televiziv tha se Rama po e përdor takimin e tij me Trump për të vendosur fatin e tij politik. Nga ana tjetër, ministri Pirro Vengu u shpreh se Rama, në fjalën e tij, përfaqësoi përveç Shqipërisë, ashtu edhe Kosovën, me deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Hagës sa i përket gjyqit për ish-krerët e UÇK-së.

Pjesë nga debati:

Iljazaj: Mos na trego ne politikën shqiptare se si e përdor marrëdhëniet me SHBA-në. Politika shqiptare gjithmonë i ka përdorur. Patjetër që Rama po e përdor. Opozita ka tre vite që e përdor Trumpin.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ministri Vëngu: Nuk ishte surprizë por…
Koka: Për çfarë po e përdor? Sepse nëse fati politik i Edi Ramës është më i rëndësishëm se i gjithë fati i Shqipërisë, atëherë ky është problem më i madh. Pyetja është, vajtja e Ramës dhe shtrëngimi i duarve dhe ato 47 sekondat me Osmanin dhe Trumpin do ta frenojnë punën e SPAK-ut apo do ta nxisë?

Iljazaj: Nga pyetja e fundit shkove te e para.

Vengu: Ato sekonda, shërbyen për të vendosur në tryezën e Bordit të Paqes çështjen e asaj paturpësie që po ndodh në Hagë, e cila është një çështje kombëtare.

Koka: Më fal, edhe si e zgjidhim ne këtë? Asnjë nuk ngriti çështje personale aty.

Vengu: Bordi i Paqes është ndërtuar në këtë lloj mënyre, një mekanizëm fleksibël. Mos e neglizhoni faktin që Shqipëria dhe Kosova janë aty. Bordi i Paqes nuk është Bordi i Gazës. Ka nisur me Gazën, por synimi është rikthimi i paqes edhe në vende të tjera. Ju thoni që Bordi i Paqes shërben për çështjet e drejtësisë.

Koka: Mendon se ishte i sinqertë Rama në të gjithë fjalimin e tij? A është për ndonjë gjë të sinqertë ky njeri? Kryeministri nuk është vetëm politikan, është edhe një lider, është edhe një burrë shtetit.

Vengu: Ai foli në emër të Kosovës, në emër të Shqipërisë.

Koka: Pse, çfarë tha në emër të Kosovës?

Të Ngjashme