Lajme

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçanta nga qyteti i Gjirokastrës, ku reshjet e borës kanë befasuar në këtë periudhë pranverore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka uruar qytetarët për fundjavën, duke e shoqëruar mesazhin me pamjet nga qyteti jugor.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të rrallë të Gjirokastrës me dëborë në këtë fundmars, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./teve1.info/

Të Ngjashme