Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se, për të përballuar rritjen e çmimit të naftës, është vendosur të merret një masë duke ndërhyrë në akcizë.
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, kryesocialisti tha se sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulin me 20% akcizën, raporton A2Cnn.
“Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd”, tha Rama.
