Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

150 arkitektë ndërkombëtar ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në festivalin e arkitekturës.
Çeljen e edicionit të parë të këtij festivali e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Europa bashkë.

Për 3 ditë në Tiranë janë mbledhur 150
arkitektë ndërkombëtar në festivalin e arkitekturës ‘Bukë e zemër’.
Kryeministri  i Shqipërisë,Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet deklaroi se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Europa bashkë.

“Shqipëria është një vend që i tërheq arkitektët, besimi i përbashkët i realitetit të një ëndrre, diçka plot jetë, e papërsëritshme. Ky festival është një bajram shpirti, një hap i hedhjes përpara, për të përfytyruar së bashku, për t’i lënë egot tona. Kam bërë çdo rrugë në çdo kuptim, mirë a keq, nuk besoj në rastësi. Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë”, deklaroi Rama
Për Ramën, sot në Shqipëri arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme.

Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë”, theksoi kryeministri.