Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në Uashington në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Rama deklaroi se Shqipëria do të jetë shtet themelues i këtij bordi dhe se do të marrë pjesë në nisjen e aktivitetit të tij në ShBA.
Ai theksoi se ftesa vjen në një moment të rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të vendit.
Sipas tij, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo qëndrimin si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitet dhe me reputacionin që ka fituar në arenën ndërkombëtare. /Tch
