Lajme

Ramabaja ‘shpërthen’ ndaj Hoxhajt: Cili është dallimi mes Christopher Hill-it dhe Fatmir Shehollit?

 
   

Profesori Sadri Ramabaja ka reaguar ashpër pas takimit të ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, me diplomatin amerikan Christopher Hill.

Në reagimin e tij në Facebook, Ramabaja ngre akuza dhe dilema serioze mbi natyrën e këtij takimi, duke bërë krahasime mes figurave që, sipas tij, kanë vepruar si lobistë apo bashkëpunëtorë të Serbisë, si dhe duke vënë në pikëpyetje përgjegjësinë politike dhe morale të PDK-së në raport me idealet e dala nga lufta e UÇK-së, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Z Enver Hoxhaj cili është dallimi mes Christopher Hill-it dhe Fatmir Shehollit?

I pari – Ch.H. e pranon publikisht se është lobist i Serbisë dhe paguhet për punën që bën; i dyti – F.Sh. që në moshë të re e në vazhdimsi, derisa është arrestuar i zënë në flagrancë, poashtu publikisht ka punuar për Serbinë.

Nga naiviteti, herë oas herë, në media, ky i fundit e pranonte se ka punuar në UDB, në sektorin e analitikës, duke pretenduar se opinioni e rehabiliton nëse nuk ka qenë oficer a zyrtar operativ, ku është ushtruar dhunë fizike!

Turpi si edhe injoranca, kur shpërfaqen kështu, do të duhej të kishin kosto politike.

Apo në PDK nuk ka mbetur asgjë nga idealet e UÇK-së?!

 
 
 
 

 

Të Ngjashme