Analisti, Sadri Ramabaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Ramabaja tha se si Vetëvendosje ashtu edhe presidentja Osmani kanë dhënë një “leksion të rëndësishëm” për ish-opozitën.
“Edhe VV-ja dhe presidentja mendoj unë që sot, e kanë mbajtur një leksion, sidomos presidentja, opozitës se demokracia nuk është vetëm strategji politike.
As nuk është vetëm kulturë politike, siç e pamë sonte në Debat. Por, është mbi të gjitha edhe procedurë. Ka nevojë për përcjelle të argumenteve që thjesht duhet t’i përfillin, vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën e të tjera”, ka thënë Ramabaja.

