Analisti politik Sadri Ramabaja ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë së re.
Sipas tij, opozita nuk i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe dështimi i sotëm ishte i paralajmëruar.
“Zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen në dhjetor 2025, nuk do të jenë thjesht proces formal, por një referendum i heshtur mbi drejtimin moral e kombëtar të shtetit,” ka shkruar Ramabaja.
Postimi i plotë:
Kur zgjedhjet parlamentare shnëdrrohen në referendum
Dështimi i kësaj legjislature në seancën e sotme për votimin e Qeverisë ishte një akt i paralajmruar që kur opozita de fakto ishte barrikaduar dhe nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Qeverinë Kurti 3 opozita e shihte dhe e sheh si një lloj gijotine të lloit të vet, respektivisht një lloj përmbysje të historisë!
Në këto rrethana zgjedhjet e radhës, që tashmë duket se do t’i kemi në dhjetor 2025, nuk janë vetëm një proces formal për ndarjen e mandateve.
Në këtë rast, zgjedhjet shndërrohen në akte legjitimiteti historik, në të cilat qytetarët nuk votojnë vetëm për programe, por për drejtimin moral e kombëtar të shtetit.
Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Republikën e Kosovës në dhjetorin e këtij viti, për nga pesha e tyre politike dhe emocionale, do të kenë përmasat e një referendumi të heshtur mbi vetë natyrën e shtetit dhe të së ardhmes së tij politike.

