Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramadani: Legjislatura e nëntë do të konstituohet në fund të korrikut

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka deklaruar se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet në fund të muajit korrik.

Sipas Ramadanit, e mira e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është se e ka dhënë një afat, pasi kur caktohet një datë zyrtare, procesi ka tendencë të ecë më shpejt.

“E mira është që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një afat për konstituim, kjo mendoj që vjen shumë shpejt se ndonjëherë kur është e caktuar data shkon më shpejt sesa kur e ke të lirë, pra kur e di që është 30 ditë të duket që shkon pak më shpejt se e di ku është një cak që duhet me e kry.

Do të thotë legjislatura e nënëtë pritet që në fund të muajit korrik të konstituohet edhe të rrjedhin punët normal. Mirëpo për mospjesëmarrje në votim mendoj që nuk i ka fajet partia në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje se janë deputetë të subjekteve tjera ata duhet ta zgjidhin këtë çështje, LVV-ja ka bërë atë që është dashur të bëhet”, ka thënë ai.