Lajme

Ramadani: Mos bëni presion mbi Gjykatën Kushtetuese

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Gjykata Kushtetuese këto dy ditë po përballet me presion për shkak gabimeve të pushtetit.

Ramadani ka bërë thirrje që të mos bëhet presion mbi Gjykatën Kushtetuese, dhe të lihen gjykatësit të bëjnë punën e tyre.

Postimi i plotë:

Presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese në këto dy ditë. Gabimet e pushtetit po vazhdojnë, tash me presion mbi gjykatësit.

Më mirë të arrihej kompromis për President sesa të hedheni si shpata mbi gjykatësit.

Lërini Gjykatësit të qetë në punën e tyre.

Mos bëni presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Kushdo që luajti bixhoz me stabilitetin e shtetit, duhet të ndëshkohet!

Fajtorin do të na qartësojë Gjykata Kushtetuese!

Të Ngjashme