Lajme

Ramadani: Rritja e vigjilencës në sigurinë e Kosovës është e domosdoshme për shkak të Serbisë

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka vlerësuar se mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ishte e qëlluar dhe theksoi nevojën për rritjen e vigjilencës, sidomos për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të Serbisë dhe situatave të krizave globale.

Postimi i Ramadanit:

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, mbrëmë, ishte e qëlluar dhe tregues për domosdoshmëri të rritjes së vigjilencës në situata të tilla të krizave globale.

Këto raste kur vëmendja botërore është e fokusuar tjetërkund, rritja e vigjilencës në sigurinë e Kosovës është domosdoshmëri.

Serbia, si shtet detabilizues i rajonit, ka sjellje të papërgjegjshme dhe asnjëherë nuk duhet lënë në rastësi sjelljen e saj.

Të Ngjashme