Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Ramazan Bekteshi: Lumiri me mision para dorëheqjes…

 
   

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshi, ka reaguar në Facebook duke kritikuar ish-liderin politik Lumir, të cilin e akuzon se “dje falimentoi partinë, sot negocion shtetin me pazare për pozitën e presidentes/it”.

Bekteshi i konsideron veprimet e tij si një manovër për përfitime personale pas dorëheqjes nga partia.

“Lumiri me mision para dorëheqjes:

Dje falimentoi partinë, sot negocion shtetin me pazare për pozitën e presidentes/it!”, shkruan Bekteshi në Facebook.

Kujtojmë, se gjatë kësaj jave, LDK mbajti një mbledhje të kryesisë, dhe pas përfundimit të saj, kryetari Lumir Abdixhiku iu drejtua mediave duke njoftuar dorëheqjen nga posti.

“E kam obligim moral, politik të sjelljes time që të marrë përgjegjësinë dhe organizimin politik të LDK-së, përmes ofrimit te Kuvendi i LDK-së së dorëheqjes si kryetar i LDK-së dhe më pas Kuvendi le të vendosë përmes votës se a e pranojnë apo jo këtë dorëheqje. Po ashtu secili ka të drejtën e garantuar që deri atëherë të shtrojë kandidaturën individuale për kreun e LDK-së”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se nëse LDK nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të detyrohet të qëndrojë në këtë pozitë.

“Nëse kuvendi nuk e pranon dorëheqjen, atëherë detyrohem me qëndrua në pozitën e kryetarit dhe ta kërkon një gjë të tillë. Është një papërgjegjësi edhe e kohës dhe anëtarësisë që ti shmangesh këtij besimi. Por, kjo çështje është e anëtarësisë”, tha ai.