Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raporti me Edi Ramën – Ja si e komenton Kurti marrëdhënien e tyre

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për “Politiko” ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai tha se marrëdhëniet me Ramën janë konkrete dhe se së bashku kanë realizuar 58 marrëveshje në dy mbledhjet e përbashkëta qeveritare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti theksoi arritjet e përbashkëta, duke vënë në dukje se gjatë mandatit të tij, për herë të parë, Kosova dhe Shqipëria kanë një Abetare të unifikuar për klasën e parë.

Ai shtoi gjithashtu se së bashku po punojnë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”.