
Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me breshër të dendur, ka goditur pasditen e sotme zonën e Brezovicës, një prej destinacioneve më të njohura turistike në vend. Reshjet intensive kanë shkaktuar menjëherë përmbytje në rrugën që të çon drejt pjesëve më piktoreske të kësaj zone malore.
Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, qarkullimi në rrugën kryesore është ndërprerë plotësisht, duke pamundësuar kalimin e veturave.
Dëshmitarë në terren raportojnë se rruga është kthyer në një përrua të rrëmbyeshëm, ndërsa dëmtimet në infrastrukturë pritet të jenë të konsiderueshme.
Nga video nga vendi i ngjarjes, duken qartë pamjet dramatike të breshërit që godet me intensitet dhe rrugët e përmbytura që kanë krijuar vështirësi të mëdha për banorët dhe turistët.
Ndërkohë, qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen drejt Brezovicës deri në një njoftim të ri.