
Gani Rashiti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur për vizitën që është duke bërë tashmë për disa ditë presidentja Vjosa Osmani në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Edicionin Special, ai ka deklaruar kjo vizitë e tregon sërish mbështetjen e ShBA-së për vendin.
“Zonja Vjosa Osmani është atje, dhe mirë që është. Mundem të them se është njëra prej vizitave më të rëndësishme, duke pasë parasysh faktin në këto periudha që po kalojmë një Kosovë pa institucione. Një Kosovë që ka një kryeministër në detyrë i cili fatkeqësisht nuk po mundet të realizojë asnjë vizitë jashtë shtetit fatkeqësisht”.
“Zonja Osmani po e promovon disi Kosovën në një nga format më të mira të mundshme dhe për faktin tanimë siç e ka paralajmëruar edhe vet presidenti Trump ka disa turbulenca në politikën globale, dhe nga kjo vizitë mund të themi se Kosova prapë po e fiton mbështetjen amerikane edhe vendin e saj të merituar siç ishte në politikën e jashtme, që disi u zbeh në muajt e fundit të themi por ajo po rikthehet fuqishëm dhe besoj që është një nga vëmendjet të Administratës Trump për një rikthim sa më të fortë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rashiti.