Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasti i krerëve të UÇK-së në Hagë, sot konferencë për ecurinë e çështjes

 
   

Sot në Hagë do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes, në rastin e krerëve të UÇK-së.

Aty pritet të diskutohen afatet për mbrojtjen të cilët pas pushimeve, do ta nisin rastin e tyre. Konfernaca do të fillojë në orën 14:00.

Të enjten përfunduan dëshmitë dy dëshmitaret e mbrojtësit të viktimave, të cilat për dy ditë radhazi iu përgjigjen pyetjeve të trupit gjykues, avokatëve e prokurorisë.

Ato folën për raportin e përgatitur për gjendjen psikike e psikiatrike të viktimave të çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.