Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rasti Mati 1, sekuestrohen rreth 7 milionë euro

 
   

Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar “Mati 1”, për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”, “falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në këtë rast janë të përfshirë katër persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është gjashtë milionë e nëntëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjete gjashtë euro.

Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë pesëdhjetë 59 banesa, dymbëdhjetë parcela në lokacione të ndryshime dhe pesë llogari bankare.