Lajme

Rasti “Rezervat shtetërore”, Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

 
   

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar intervistimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.

Lipovica është intervistuar sot nga PSRK-ja në rastin e “Rezervave shtetërore”, në cilëinë e të pandehurit.

Kështu ka deklaruar  zëdhënësja Arbnora Luta.

“Duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë”, deklaroi ajo. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme