Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e gjetur prova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Siç mësoi Sinjali, njëri nga viktimat është Endrit Lajqi, kurse bashkë me të ishte edhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

Moneytizer Paragrafi 2

Lidhur me rastin, ka dhënë detaje Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. Ai tha se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova që do të shërbejnë për veprimet e mëtejshme hetimore, si dhe janë identifikuar dëshmitarët.
“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, tha ai.