Aktuale

Rasti tronditës në Greqi, DETAJE: Për të fshehur përdh*nimin, Mark Preci e quajti të bijën të çmendur

Mark Preci është shqiptari i shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se tentoi të përdhunojë dy vajza me probleme të shëndetit mendor. Rasti është rënduar pas dëshmisë së vajzës së tij, e cila ka thënë se Preci e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm 7 vjeç.

E ftuar në “Shqipëria Live”, aktivistja Iris Hajdini ka treguar se vajza, në moshë madhore, e ka rrëfyer ngjarjen vetëm kur Preci është shpallur në kërkim. Vajza raportohet se ka vuajtur dhunë psikologjike dhe presion për të mos treguar për vite me radhë, teksa i ati pretendonte se ajo kishte probleme të shëndetit mendor.

“Zotëria ishte mik i familjes dhe ndihmonte nënë me gjithçka që ajo kishte nevojë, pasi vajzat ishin të sëmura me paralizë cerebrale. Ngjarja u zbulua pasi nëna pa nga kamerat e sigurisë se ai kishte shkuar në shtëpi kur ajo nuk ishte aty. Ajo ka ndërhyrë me nxitim dhe është përplasur fizikisht, në përpjekje për të mbrojtur të bijat. Pas kësaj, ai është arratisur dhe ende vijon në kërkim.

Vajza e tij nga ana tjetër, ka marrë guximin nga kjo ngjarje për të treguar një ngjarje që nuk kishte patur guxim ta tregonte më herët. Ajo kishte vuajtur dhunë psikologjike dhe presion po ashtu. Ka marrë guximin të flasë vetëm në momentin që i ati u shpall në kërkim. Vajza është në moshë madhore tani, raportohet tek të 30-at, ndërsa prej kohësh akuzohej nga babai se ajo ishte e çmendur. Kjo e ka bërë që të mos ketë guxim të flasë për abuzimin që i ishte bërë”- tha ajo.

Të Ngjashme