Lajme

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

Doruntina Maloku, ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim propagandistik.

Maloku tha se manipulimi me emrin e të vdekurve për të ndërtuar narrativa politike është forma më e rëndë e propagandës dhe shkelje e çdo norme elementare njerëzore.

“Të përdorësh dikë që nuk jeton më, për të mbështetur qëndrime politike është jo vetëm moralisht e dënueshme, por edhe një fyerje e drejtpërdrejtë për figurën e tij”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Facebook.

Ajo iu bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë menjëherë këtë manipulim dhe ta heqin emrin dhe fotografinë e babait të saj, Enver Malokut, nga çdo postim propagandistik.

“Enver Maloku nuk është një emër për postime apo grafika propagandistike. Ai është Hero i Kosovës dhe kujtimi i tij meriton dinjitet dhe respekt”, shkroi ajo.

Të Ngjashme