Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagim nga familja e Haki Imerit: Ta konfirmojmë Qeverinë Kurti 3, opozita u rreshtua me Listen Serbe

 
   

Nga familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri vjen reagimi pas shpalljes së listave me kandidatët për deputetë nga partitë politike. Në këtë reagim thuhet se zgjedhjet e reja erdhën jo si nevojë por si bllokadë e qëllimshme politike.

Ndonëse LVV e Guxo fituan zgjedhjet bindshëm, opozita e rreshtuar me Listen Serbe penguan formimin e institucioneve.

Ata kërkojnë që të mbështesim fuqishëm Qeverinë Kurti 3 për të zvogëluar bllokuesit e shtetit, siҫ përmendin në reagimin e tyre.

Fatos Geci është kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, familjarë i veprimtarit Haki Imeri.

Postimi i plotë:

-Të nderuar qytetarë,

-Kosova po shkon sërish në zgjedhje, jo për shkak të nevojës, por si pasojë e një bllokade të qëllimshme politike.

-LVV dhe Guxo i fituan bindshëm zgjedhjet nacionale, por opozita refuzoi ta pranojë vullnetin e shumicës dhe u rreshtua hapur me ;

-Listën Serbe, duke penguar formimin e institucioneve dhe duke cenuar funksionalitetin e shtetit.

-Problemi i tyre nuk ishte vetem Albin Kurti apo Glauk Konjufca; problemi ishte qeverisja e drejtë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

-Ky bashkëveprim politik solli bllokadën që e çoi vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

-Prandaj, kësaj radhe nuk ka vend për dilema.

-Kosovës i duhet një qeveri me shumicë të qëndrueshme dhe me mandat të qartë për të qeverisur.

-Duhet ta konfirmojmë Qeverinë Kurti 3 me mbështetje të fuqishme..

-Më 28 dhjetor, duhet te  dalim masivisht në zgjedhje dhe t’i zvogëlojme  bllokuesit  shtetit.

-Mbështesim fuqishem

– Numrin 116 – LVV–Guxo-Alternativa -Pshdk

-Numrin 96 – Dr. Fatos Halil Geci