Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përditësuar një postim në rrjetet sociale lidhur me Raportin e Transformimit BTI 2026 për Evropën Juglindore, pasi pati reagime të shumta për mënyrën se si ishte paraqitur Kosova në hartën shoqëruese të publikimit.
Në versionin fillestar, Kosova ishte paraqitur me vija të ndërprera, një format që në kartografi përdoret shpesh për territore me status të diskutueshëm, çka nxiti kritika dhe reagime nga përdorues të rrjeteve sociale që kërkuan sqarime për këtë paraqitje grafike. Pas reagimeve, Rama publikoi një version të përditësuar të fotos, ku harta ishte ndryshuar dhe Kosova paraqitej ndryshe nga publikimi i parë.
Postimi i tij lidhej me rezultatet e raportit të Indeksit të Transformimit nga Bertelsmann Stiftung, i cili vlerëson zhvillimin demokratik, ekonomik dhe cilësinë e qeverisjes në 137 vende të botës.

Postimi i Ramës
Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të mirë në rajon në kategorinë e transformimit politik dhe qeverisjes, ndërsa në transformimin ekonomik qëndron pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi pas reagimeve të shumta
