
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht për lirimin e shtetasit Arbnor Fatmir Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin me Hungarinë.
Ai theksoi se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të lejohet të bëhet pjesë e ndonjë normaliteti.
Reagimi i plotë:
Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.
Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.