Pas largimit të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me përmbajtjen e saj, duke sqaruar të dhënat e paraqitura për Masakrën në Burgun e Dubravës.
Ai theksoi se informacionet e përdorura në ekspozitë bazohen në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe se nuk është pretenduar askund që personat e listuar si të armatosur janë vrarë gjatë luftimeve.
Reagimi i plotë:
MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS
Teksti për prezentimin e masakrës në Burgun e Dubravës në Ekspozitën Masakrat në Kosovë 1998-1999, duke u bazuar në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë:
Më 19-23 maj 1999 në Burgun e Dubravës në Istog forcat sërbe vranë gjithsej 106 veta: 3 më 19 maj, 34 më 21 maj, 58 më 22 maj dhe 11 më 23 maj. Prej të vrarëve, 48 figurojnë si persona të armatosur shqiptarë, kurse 58 si civilë të paarmatosur: 56 shqiptarë, 1 ashkali dhe 1 boshnjak.
Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar.
Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq. Këtë listë mund ta gjeni në këtë link
